Fotografi dasmash në mbarë botën
Për shumicën e njerëzve, e vetmja herë që do të takojnë një fotograf profesionist do të jetë në dasmën e tyre. Megjithatë, midis praktikave fotografike, fotografia e dasmave është më pak e vlerësuar. Konsiderohet tepër komerciale, tepër e dukshme dhe jo mjaftueshëm artistike. Duke u nisur nga ky paradoks, ekspozita Po, e dua! bashkon fotot e rreth dhjetë fotografëve të dasmave nga katër kontinente.
Kurator: Paolo Woods