“Flucht-Fuir”, ekspozita e ngritur nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) po ndalet në Lozanë. Disa objekte janë të ekspozuara në Muzeun e Imigracionit. Turne me guidë sipas kërkesës.
Çdo ditë marrim imazhe të refugjatëve që humbin jetën në rrugën e mërgimit. Por a e dimë se çfarë do të thotë në të vërtetë të braktisësh shtëpinë, punën, familjen dhe atdheun? Instalimi dixhital “Fuir” jep mundësinë e rrëshqitjes në lëkurën e refugjatëve dhe të kuptuarit më të mirë të asaj që ata po kalojnë.