Në një qasje ndërdisiplinore, ekspozita paraqet praktika, metoda dhe strategji që demonstrojnë se burimet ekzistuese mund të jenë çelësi i një kulture ndërtimi që respekton burimet dhe klimën - dhe ky është lajmi i mirë!
Ekspozita synon të jetë një prezantim i rrjetëzuar i një kulture të re transformimi dhe pune mbi ndërtesat ekzistuese. E konceptuar si një panoramë qëllimisht heterogjene dhe pjesërisht kontraverse, ajo i jep zë një shumëllojshmërie perspektivash dhe, në shkallë të ndryshme, ofron njohuri mbi hapësirën për manovrim dhe fushat e veprimit të një praktike arkitekturore dhe zhvillimi urban të orientuar drejt përdorimit dhe përvetësimit, transformimit dhe ripërdorimit, të mirës së përbashkët dhe drejtësisë klimatike.